Për të njëmbëdhjetin vit me rradhë, Shkodra Jazz ka bërë artistë të kësaj rryme muzikore.

Tingujt e muzikës kanë mbushur për dy javë pedonalen e këtij qyteti.

E pranishme në përmbylljen festivalit, ministrja e kulturës, Elva Margariti u shpreh se spektatorët duhet t’i rikthehen artit duke pavarësisht pasojave që ka lënë pandemia e koronavirusit.

Margariti: Pandemia në njëfarë mënyre ka gjunjëzuar edhe psikologjikisht jo vetëm artistët por të gjithë komunitetin. Një nismë e tillë na shërben të gjithëve ne për të parë të ardhmen me optimizëm dhe jo vetëm për të mbështetur një aktivitet 11 vjeçar.

Turi i muzikës Jazz për këtë vit nisi nga Tirana ku aktiviteti u mbajt në maj, dhe më pas rrugëtoi në disa qytete duke e përmbyllur me Shkodrën.