Dhjetëra qytetarë janë sensibilizuar me rastin e transmetuar në Ora Neës, të 85-vjeçares Farie Çela e cila rrit dy jetimët e vajzës në kushte të mjerueshme. Biznese e qytetarë kanë dërguar ndihma ushqimore dhe veshmbathje për të moshuarën dhe dy të miturit.
Pas kronikës së Ora News, ku tregoheshin vështirësitë e Nënë Farie Çelës që duhet të rriste dy jetimë, jo vetëm Aleksi u solidarizua me bashkëmoshatarët e tij.
“Unë sot kam ardhur t’i bëj dhuratë fëmijëve jetim, bluzën që ma bënë mua dhuratë në shkollë” thotë Aleksi.
Dhjetëra qytetarë, e biznese në Tepelenë i kanë mbushur nënë Faries dhe dy jetimëve shtëpinë me ushqime e rroba.
Në këtë fundvit ata do të kenë të paktën gjerat themelore të së përditshme, ndërsa shtëpia mbetet ende në gjendje të mjerueshme.
Pas denoncimeve në media dhe reagimin e qytetarëve të shumtë, edhe Bashkia e Tepelenës është kujtuar që të shqyrtojë dosjen e jetimëve, që qëndronte prej muajsh e paprekur, duke siguruar më në fund një pension për ta.