Plot 108 vite më parë përfaqesuesuesit e trojeve shqiptare u bashkuan në Vlorë, për të ngritur falmurin dhe për të shpallur pavarësinë.

108 vite më pas në këtë qytet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ishin krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku dukshëm u reflektua ndasia dhe konflikti poltik.

Presidenti Meta dhe kryeministrin Rama ishin në Vlorë për ceremoninë zyrtare të festës së ngritjes së flamurit. Por ajo që u vu re se dy kundështarët politikë i bashkoi vetëm nderimi për protokollin shtetëror.

Nuk u munduan të fshehin ndasitë politike, por për hir të ditës së Flamurit me kodin e heshtjes respektuan njëri tjetrin duke lënë për më vonë sulmet politike.

Presidenti Ilir Meta, të vetmen përshëndetje e kishte me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, ndërsa edhe pse qendruan në krah të njëri –tjetrit para monumentit të pavarësisë, me kryeminsitrin Rama as shikimet nuk i kryqëzuan.

Presidenti Meta zgjodhi pas ceremonisë të largohet nga drejtimi i kundërt me kryeministrin pa shkëmbyer asnjë fjalë.

Më pas në një prononcim për median Kreu i Shtetit Ilir Meta, tha se 28 nëntori i bashkon qytetarët për një Shqipëri europiane. Ai kishte një koment për komsionin e posaçëm për raportin e Dick Marty

“Nuk kemi kohë të humbasim me akte të cilat I shërbejnë armiqve të Shqipërisë. Nuk I shërbejnë as Shqipërisë dhe as shtetit të Kosovës. Mendoj se është e qartë se është një akt vërtet absurd. Kosova është një shtet i pavarur. Megjithaëe shumë të tjerë kanë qënë në Gjykatat Ndërkombëtare dhe i kanë fituar ata. Un shpreh bindjen se edhe në të ardhmen do ti fitojmë këto procese të cilat janë të nxitura, motivuar nga Serbia dhe përkrahësit e saj, të cilët mendojnë se nëpërmjet këtyre skenareve dhe proceseve politike do të mund të rehabilitojnë periudhën dhe rregjimin e tejkaluar të Millosheviçit

Mesazhin dedikuar “Ditës së Flamurit” Rama ia kushtoi Hashim Tahçit dhe gjithë luftëtarve të tjerë të UÇK-së që nuk janë në Shqipëri.

Po ashtu i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë Vlorës, Dritan Leli.

Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ne 108 vjetorin e pavarësisë bëri homazhe tek varri i “Ismail Qemalit”