Disa kohë më parë në një intervistë, Robert Berishës i është dashur të japë mendim për Feron ku shprehet: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Së fundmi Fero ka reaguar në “Instagram” për këtë deklaratë duke ia përmendur Robertit datat dhe çmimet e koncerteve.

 “A je ti Roberti, Robert Berisha qeky? Roberti mpelqen per arsye qe i ka veq ka 3-4 data nmuj, Edhe qe te 3-4 data mi mbledh bashk qmimi osht 455 euro”, shkruan ai.

Ai vazhdon talljet e tij edhe me disa postime të tjera në “Instastory” ku shprehet: “Tash per COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 E per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

Një nga ndjekësit e tij i ka shkruar në “inbox” dhe i thotë se për ahengje familjare ai ishte shkuar për 400 euro.

 “Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, ka ironizuar Fero.