Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim.

Flogert F. u dëbua drejt Shqipërisë në vitin 2015 pasi u burgos për shkak të përfshirjes në një plantacion kanabisi në kryeqytetin uellsian, Cardiff.

Por shqiptari nuk hoqi dorë. Ai shkoi sërish në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe dhe kësaj herë u kap në Swansea, duke kryer të njëjtin krim.


Ai po vuan tashmë një dënim dhe pritet që të depërtohet sapo të përfundojë burgun.

Në banesën ku ai qëndronte, dhomat e gjumit ishin mbushur plot me rrënjë kanabisi.

Aty u gjetën 71 bimë të pjekura dhe sipas ekspertëve vlera e saj në treg mund të arrinte deri në 60 mijë Paund.

Shqiptari ka pretenduar se ka qenë thjeshtë “kopshtar” pasi i detyrohej para një bande shqiptare, shkruajnë mediat vendase.