Shqiptarët gjejnë nga mënyrat më të sofistikuara për të kultivuar lëndë narkotike.

Dhe një nga vendet ku shqiptarët janë më aktivë në këtë fushë është Britania e Madhe.

Së fundmi, policia e këtij vendi ka zbuluar një fermë të sofistikuar të kultivimit të kanabisit në Darwen, duke vënë në pranga një shtetas shqiptar, përcjell Ora News.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, policia bastisi të premten një pronë ku zbuloimmë shumë se 300 bimë kanabis.

“Morëm informacion nga komuniteti dhe shkuam. Pas mbërritjes disa persona u larguan, por njëri prej tyre u arrestua pasi u hodh nga dritarja e katit të parë”, është shprehur një prej efektivëve që morën pjesë në aksion.

 “Ky është krim i organizuar. Ky furnizim i palgjishëm i drogës shpesh çon ne kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit në të gjithë komunitetit”, tha policia duke falenderuar banorët për informacionin.