Fenomeni “Tirja”, Bushati: E turpshme të përdhoset lufta e infermierëve, në Gjermani mjeku vrau 118 pacientë

Fenomeni “Tirja”, Bushati: E turpshme të përdhoset lufta e

Kreu i Partisë Socialiste Ervin Bushati për Ora News e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishi.

Bushati ka thënë se raste të tilla ndodhin në të gjithë botën, teksa shton se nuk është etike që puna e mjekëve dhe infermierëve të hidhet poshtë për një rast të tillë.

Bushati: Është e turpshme që lufta që po bëhet nga të gjithë mjekët, infermierët, ata që janë në linjën e parë të betejës, që kanë lënë fëmijët e tyre në shtëpi, që janë mbi 15 mijë sot në Shqipëri, të përdhunohen dhe të shkelen me këmbë me rastin e një pastrueseje të vetmuar. Të një sanitareje, që është në italisht, është shumë profesion i nderuar por të përdhosësh 15 mijë infermierë dhe doktorë që i kanë lënë fëmijët dhe për një rast që mund të ndodhë kudo në botë, ka ndodhur në çdo vend të botës. Në Gjermani ka qenë një doktor që vrau 118 pacientë dhe nuk tha njeri që ka dështuar shëndetësia në Gjermani. Ka ndodhur në Amerikë që në Siatle ka vrarë mbi 200 njerëz dhe nuk tha njeri që dështoi.

Në rastin e një sanitareje/pastrueseje në shqip, të vëmë poshtë të gjithë doktorët që kanë dalë aty dhe kanë lënë fëmijët, janë infektuar dhe kanë humbur jetën. Kjo s'më duket fare etike që t'i thuhet fenomeni Tirja.

Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme Ora News Lajmi i fundit PS ervin bushati Aktualitet Intervista në Ora News tire alldervishi

EMISIONET