Fëmijët të rrezikuar për të shkuar në shkollë, prindërit: Më mirë të shtypem unë sesa fëmija

Fëmijët të rrezikuar për të shkuar në

"Kam frikë, por s’kam ç’të bëj."

Kështu shprehen një prej 270 nxënësit, e shkollës 9 vjeçare në fshatin Papër të Elbasanit, të cilët sapo dalin nga mësimi detyrohen të dalin në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pa trotuare e pa asnjë kusht për këmbësorët.

Rreziku është real, ndaj prindërit detyrohen të shoqërojnë fëmijët e tyre çdo ditë në shkollë.

"Përditë vij i marr dua gjysëm orë të vij gjysëm ore të shkoj."

Ka nga ta që kanë lënë punën vetëm për të çuar dhe marrë fëmijën nga shkolla.

"Jemi të detyruar të shkojmë ti marrim edhe nuk ikim dot të punojmë për arsyen e fëmijëve." thonë prindërit

Të tjerë shprehen se kanë frikë edhe për vete por edhe për të afërmit e tyre.

"Unë kam frikë për vetë më mirë të shtypëm unë sesa fëmija." shprehen prindërit
Edhe nxënësit ndihen të frikësuar nga kjo situatë.

''Kam shumë frikë, është shumë e rrezikshme." tha një nxënës

"S'dimë ku ta kërkojmë zgjidhjen." tha një prind

Edhe pse ka vite që është kërkuar deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për një rruge alternative për të siguruar këta nxënës, jeta e të cilëve vihet çdo ditë në rrezik.

Vendi Lajme shkolla elbasan Kronike prinderit femijet rrezik Aktualitet paper

EMISIONET