Fëmijët "spiunë", Boris Jonson përballet me revoltë për projektiligjin

Fëmijët "spiunë",  Boris Jonson përballet me

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të përballet me një revoltë të madhe, pas planeve për të për të miratuar legjislacionin, i cili do të lejojë rekrutimin e fëmijëve nën 18 vjeç për të spiunuar prindërit e tyre. Johnson është kritikuar nga kolegët e tij konservatorë ndërsa ekspertët shprehen se projektligj është "mjaft tronditës".

“Të gjithë e pranojnë nevojën për inteligjencë të fshehtë njerëzore, ne kemi nevojë për spiunë që na duhen për të prishur grupet terroriste. Por rekrutimi i fëmijëve 16 dhe 17 vjeçarë për të spiunuar familjet e tyre, ka diçka krejt “Orëelliane” këtu, u shpreh redaktori i “Spiked Online” Brendan O'Neill, ndërsa e vlerëson Boris Johnson si një kryeministër "mjaft zhgënjyes" veçanërisht për çështjet e liris
Iain Duncan Smith, ish-udhëheqësi Tory dhe David Davis, ish-sekretar i Brexit, janë midis deputetëve që mbështesin propozimin për të kufizuar përdorimin e fëmijëve si spiunë kur projekt-ligji pritet të kalojë në Dhomën e Lordëve.

Z. Davis tha “The Telegraf” se qeveria do të përballet me një reagim të madh nëse shtyn përpara planet. "Të gjithë me të cilët kam folur janë tmerruar nga kjo ide," tha ai.
Shumë organe qeveritare, forcat e armatosura dhe madje edhe rregullatori i lojërave të fatit do të lejohen ligjërisht të përdorin fëmijë spiunë – përfshirë kundër prindërve të tyre. Propozimi lejon përdorimin e adoleshentëve kundër familjes së tyre në rrethana të veçanta, që pritet të specifikohen në draft.

Bota Lajme Boris Johnson femijet Britani e Madhe spiune

EMISIONET