FBI i druhet protestave të tjera të dhunshme pro Trump

FBI i druhet protestave të tjera të dhunshme pro Trump

FBI po paralajmëron mundësinë e protestave të armatosura në të gjithë SHBA në ditët e para kur Joe Biden do të betohet si President.

Sipas raporteve, grupe të armatosura po planifikojnë të mblidhen në të 50-të shtetet e SHBA dhe në Ëashington DC në prag të inagurimit të Presidentit në 20 janar, shkruan BBC.

Frika është rritur, ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë.

Të hënën, Z.Biden tha se ai nuk ka frikë të bëjë betimin në ceremoninë e Capitol-it.

Biden dhe Zv.Presidentja e zgjedhur, Kamala Harris pritet të betohen në 20 janar, dy javë pasi vendi u sulmua nga mbështetësit e Trump të cilët nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Zyrtarët e mbrojtjes kanë thënë se ajo që ndodhi në 6 janar, ku mijëra mbështetës të Presidentit Trump hynë në Kongres dhe u përpoqën të ndalonin votimin për certifikimin e Presidentit të zgjedhur, nuk do të ndodhë më.

Chad Wolf, kryetari i përkohshëm i Departamentit të Sigurisë (DHS), tha të hënën se kishte udhëzuar Shërbimet Sekrete të Amerikës të ndërmerrnin operacione speciale në ditën e inagurimit .

Zyrtarët thonë se deri në 15 mijë trupa të Gardës Kombëtare mund të vihen në dispozicion për të forcuar masat e  sigurisë.

Z.Wolf u bë sekretari i tretë nga kabineti i Trump që dha dorëheqjen pas trazirave në Capitol . Javën e kaluar ai i bëri thirrje Presidentit Trump "të dënojë me forcë" protestuesit që hynë në Kongres.

Postimet në rrjetet sociale pro-Trump kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme në data të caktuara , duke përfshirë edhe protesta të armatosura në të gjithë vendin në 17 janar dhe një marrshim në Washington DC në ditën e inagurimit.

Një buletin i brendëshëm i FBI, mbart një paralajmërim se një grup po bën thirrje për "sulmimin" e gjykatave të shtetit, lokale dhe federale në të gjithë vendin nëse Z.Trump hiqet nga detyra më herët dhe në ditën e inagurimit nuk është.

Thirrjet për dorëheqjen, largimin nga detyra ose fajësimin e Z.Trump janë rritur midis demokratëve dhe republikanëve në ditët pas protestës.

Paralajmërimet e FBI janë bërë për të gjitha shtetet nga data 16 deri në 20 janar, dhe në Washington tre ditë para inagurimit.

Bota Lajme proteste fbi inagurim amerike

EMISIONET