Përçarjet politike në SHBA shkaktuan edhe shpërqendrimin nga pandemia dhe sollën humbje të madhe të jetëve njerëzore.

Ky është përfundimi më i fundit i imunologut Anthony Fauci, sipas të cilit Amerika mund t’i kishte shmangur fatalitetet nëse qeveritë e saj do të ishin përqendruar më shumë tek situata me virusin.

“Edhe në rrethanat më të mira, ky do të kishte qenë një problem shumë serioz,” – tha Dr. Fauci, duke theksuar se me gjithë respektimin e fortë të masave të shëndetit publik, vendeve të tilla si Gjermania dhe Britania e Madhe iu desh të përballeshin me vështirësi për të luftuar virusin.