Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Fauci jep këshilla se si të mbrohemi nga COVID-19

Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se prej kohësh po shmang përqafimet, shtrëngimin e duarve, udhëtimet me avion dhe po mban maskën për të mbrojtur veten nga Covid-19.

Javën e kaluar ai ka bërë të ditur dhe një hap tjetër për të ruajtur shëndetin duke marrë suplementet e vitaminës D.

“Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në infeksion. Nuk e kam problem të rekomandoj – personalisht e praktikoj marrjen e suplementeve të vitaminës D”,ka deklaruar kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, gjatë një interviste të postuar në Instagram gjatë javës së kaluar.

Është e rëndësishmë të theksojmë se Fauci nuk ka folur për vitaminën D, që ndihmon në veçanti kundër Covid-19.

Ai më shumë ka folur në përgjithësi për rëndësinë e vitaminës D që mbron sistemin tonë imunitar.

Nga ana tjetër, Instituti Kombëtar për Shëndetin, ka deklaruar se nuk ka akoma prova të mjaftueshmë që rekomandojnë marrjen e vitaminës D për të trajtuar apo parandaluar koronavirusin.

Disa studime të kryera kanë dëshmuar se vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit respirator.

Sipas disa studimeve, vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit respirator.

Shendetësi keshilla Covid-19 Këshilla Studime korona fauci

EMISIONET