Fansat i kërkojnë të kthehet si dikur, Gold Ag: Kam bërë gjëra të këqija nuk mund të jem më ai Arian

Fansat i kërkojnë të kthehet si dikur, Gold Ag: Kam

Këtë mbrëmjë në emisionin "Why Not" me moderatore Roza Latin ishte i ftuar këngëtari i famshëm  Arian Agushi ose siç e njohim të gjithë me emrin e skenës, Gold Ag.

Prej vitesh Golden ka vjedhur zemrat e publikut shqiptar dhe jo vetëm dhe vazhdon t'i rezitojë tregut muzikor.

Ndyshe nga vitet e kaluara kur Golden bënte disse të ndryshme tani  në projektet e fundit e shohim të fokusuar te këngët patriotike.

Mirëpo, nga ajo çfarë tha Ariani në studio si duket fansave të tij i mungon ai që ka qenë por këngëtari nuk mund t'ja plotësojë këtë dëshirë për disa arsye.

Ai tha se nuk mund të kthehet si në vitet kur ka qenë i ri pasi nuk mund të kthehet vetëm kënga por edhe gjërat e keqe që ai ka bërë.

"Shpesh herë shikoj komente ku kërkojnë kthehu ai Golden që ke qenë. Por, nëse kthehem ai duhen shumë gjëra të kthehen, duhet të jem ai i vjetri. Kur je pak më i ri të kuptojnë edhe të ka lezet edhe nëse ofendon, rebelohesh edhe nëse bën ndonjë gjë të pahijshme por je i ri dhe të falet. 

Por nëse kalon moshën 30 vjeçare dhe kthehesh ai që ke qenë, nuk kthehet vetëm kënga por duhet të kthehen të gjitha gjërat e këqija dhe unë nuk dua të jem ai Ariani që kam qenë"- shprehet këngëtari.

Showbiz Lajme Why not roza lati gold ag

EMISIONET