Infektohet në Mirditë drejtori i tensionit të lartë me iniciale N.T, si dhe një familje prej 4 personash.

Këta të fundit jetojnë në Tiranë, por kanë shkuar në Mirditë për shkak se në Tiranë nuk u është bërë tamponi.

Ata u paraqitën në Mirditë për të marrë shërbimin ku kanë rezultuar pozitivë.

Nndërkohë, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 2 viktima nga Covid-19, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Janë kryen 502 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, ku rezultuan 108 pozitivë.