Familja Trump përgatitet për Halloween, masa shtesë për shkak të pandemisë

Familja Trump përgatitet për Halloween, masa shtesë për

Pavarësisht se shumë shtete amerikanë  kanë anuluar plotësisht eventet publike për shkak të pandemisë së Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë do të ketë festë.

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë njoftuar një organizim për Halloween këtë fundjavë. Planet për ngjarjen e së dielës u bënë publike nga zyra e shtypit e zonjës së parë.

Ky është eventi i katërt vjetor që familja Trump organizon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa organizatorët thonë se po merren "masa paraprake shtesë" për të përmbushur rregullat e Covid.  Të ftuar do të jenë punonjësit e vijës së parë, anëtarët e familjes si dhe ushtarë e studentë, të shoqëruar nga prindërit e tyre. Atyre do t'ju kërkohet të mbajnë maska për fytyrën dhe të ruajnë largësinë.

Ngjarja vjen pas një mungese të gjatë në publik për Melania Trump, e cila është shfaqur shumë pak në fushatën zgjedhore, teksa bashkëshorti i saj lufton për tu rizgjedhur. 

Presidenti dhe zonja e parë, të cilët të dy rezultuan pozitivë për Covid-19 në fillim të tetorit, do të përshëndesin të ftuarit dhe fëmijët me veshjet karakteristike të Halloëeen nga hyrja e Shtëpisë së Bardhë.

Bota Lifestyle Lajme SHBA melania trump halloween

EMISIONET