Ditën e sotme futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të  dytë. Nëpërmjet një postimi në Instagram Xhaka, bashkëshortja e tij dhe vajza e vogël kanë dhënë këtë lajm të bukur.

Leonitës i dallohet qartë barku i rrumbullakosur dhe për gjithë këto muaj ja ka dalë ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj.

“Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”– ka shkruar ai krah fotos më të ëmbël.

Kujtojmë se Graniti dhe Leonita   para dy vjetësh u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen, Ayana.