Familja Kullolli në qiell të hapur, Bashkia e Rrogozhinës nuk i lejon të ndërtojnë shtëpinë

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga shtëpia e Fiqiri Kullollit, në fshatin Gosë të Vogël në Rrogozhinë.

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i shkatërroi shtëpinë, dhe ai u detyrua që të jetojë së bashku me gruan dhe djalin në shtëpinë e të vëllait.

Por, edhe aty kusht janë të vështira, dhe shtëpia është drejt rrënimit.

"Këtu nuk jetohet. Kemi hyrë në shtëpinë e kunatit. Aty shiu bie brenda, janë gati duke u shembur."

Familja Fiqiri kërkon që të ndërtojë shtëpinë e re, në një tokë tjetër që e posedon familja, por jo në truallin ekzistues, por ende nuk ka gjetur dakordësinë me Bashkinë e Rrogozhinës.

"Shkojmë në bashki dhe na nxjerr pretekstin inxhinierin e Tiranës se nuk kemi certifikatë toke. Ne jemi me akt marrje toke. Me nxjerrin pengesa. Duan një deklaratë që nuk dua shtëpi. Unë atje jam në tokën time dhe kam 10-15 vite që kam hedhur materiale."

Familjarët bëjnë apel për zgjidhje të shpejtë, pasi kushte në të cilat jetojnë janë të vështira.

"Shiu që bie jashtë hyn brenda dhe shkojmë në shkollë të lagur."

Vendi Lajme Sociale termeti i 26 nentorit rrogozhine fiqiri kullolli

EMISIONET