Falsifikonin para, mes 7 të arrestuarve në Elbasan një femër, ja çfarë u sekuestroi policia

Falsifikonin para, mes 7 të arrestuarve në Elbasan një

Policia e Elbasanit ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me falsifikimin e parave.

Operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”, në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Elbasanit çoi në arrestimin e 7 shtetasve dhe sekuestrimin e 158.000 lekëve të dyshuara të falsifikuara, 2 automjeteve dhe 9 aparate celularë.

Të arrestuarit janë:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe  I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd, R. K., 48 vjeç,  D. A., 20 vjeç dhe  A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, "këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave" kryer në bashkëpunim.

Vendi Lajme arrestim elbasan Kronike falsifikim parash

EMISIONET