Në lidhje me akuzat për vjedhje votash gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, publicisti Ilir Demaliaj ka thënë se është e pamundur.

Demaliaj ka thënë se diferenca me vota mes dy kandidatëve është shumë e madhe, ndërkohë që vijon duke theksuar se këto zgjedhje treguan rigorozitetin e institucioneve amerikane.

“Nuk është një diferencë e vogël që të thuash se ka vjedhje votash. Diferencat janë shumë të mëdha, në Pensilvani ka shkuar rreth 30 mijë, në Georgia mbi 5 mijë, edhe votat që po vijnë janë në favor të Biden. Në Nevada po ashtu, Arizona. Pra Biden shkon me më shumë se 300 vota elektorale dhe Trump mbetet me 213. Është e pamundur dhe sado që Gjykata Supreme është 6 me 3 në favor të republikanëve, edhe republikanët kanë filluar t’i dalin kundër Trump.

Këto zgjedhje treguan që në Amerikë institucionet janë shumë të forta dhe kanë pavarësi. Nuk ka falsifikim zgjedhjesh në Amerikë. Kanë ndodhur rreth 10 mijë raste në 20 vjet dhe janë dënuar disa njerëz që nuk ndikojnë në rezultat”, ka thënë Demaliaj.