Presidenti Ilir Meta ka falenderuar “miqtë” ndërkombëtarë për të gjithë mesazhet këshilluese për pritjen e opinioni të Komisionit të Venecias.

Meta ka shkruar se “Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!”

Kreu i Shtetit ka vijuar më poshtë duke thënë se 25 prilli do të jetë fillimi i epokës së re të sundimit të popullit, teksa statusit i ka bashkangjitur edhe reagimet e eurodepoutetëve e komisionerëve të PE.

Ndërkohë më herët, PS për të hequr koalicionet parazgjedhore dolën kundër jo vetëm Preisdentit Ilir Meta, por edhe Bashkimit Europian. Pavarësisht se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varherly i kërkoi drejtpërdrejtë Edi Ramës që të presë opinionin e Venecias dhe më pas të rivotojë kodin, kryeministri preferoi të vendoste mbi interesin e PS.