Faleminderit motër Christina! Murgesha katolike nga Gjermania, 22 vite në ndihmë të shqiptarëve

Faleminderit motër Christina! Murgesha katolike nga Gjermania, 22 vite

8 Marsi është ajo ditë e vitit kur shoqëria nderon lëvizjen për të drejtat e grave dhe personazhe që me punën e tyre kthen në frymëzim. E tillë është edhe historia e Motër Kristina Faerber, një murgeshe katolike nga Gjermania që prej 22 vitesh jetën e saj e ka vënë në shërbim të shqiptarëve.

22 vite më parë preku tokën shqiptare me misionin për të ndihmuar refugjatët e Kosovës që i iknin luftës për të gjetur strehim në tokën mëmë.

Prej asaj dite murgesha gjermane, Christina Faerber, nuk e la më Shqipërinë, por misionin e saj e përqëndroi në Shkodër.

Me mantelin fetar, si murgeshë e kishës katolike, qëndron pranë fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

"Jemi rritur bashkë, kam fëmijët në qendër ditore, prindërit e të cilëve kanë qenë grupi i parë i imi."

Në qendrën e tyre në Dobraç, janë mbi 80 fëmijë të zonës që marrin edukim parashkollor, ndërsa personat e sëmurë që trajtohen në vit, e kalojnë numrin 3 mijë.

Moter Faerber na tregon se nuk arrin më të përballojë më shumë njerëz, ndonëse nevojat janë të mëdha.

"Më shumë se 84 nuk mundemi."

Ka parë ecejaket që vendi ynë përjetoi në këto 2 dekada dhe ndjen keqardhje që rinia zgjedh ikjen si alternativë.

Thotë se me potencialet që ka Shqipëria çdo gjë mund të arrihet, por duhet vullnet, dëshirë dhe dashuri për këtë tokë.

"Ky vend ka shumë potencial, vlerësoni jetën tuaj."

Kura të ndryshme për një sërë sëmundjesh, trajtim i fëmijeve me aftësi të kufizuara, edukim brezit të ri, si dhe ndihma për banorët e zonës, janë vetëm disa nga kontributet e misionareve gjermane në Shkoder.

EMISIONET