Universitetet rinisin mësimin online në 5 janar

Universitetet rinisin mësimin online në 5 janar

Në Universitetin e Tiranës si dhe në institucionet e tjera të arsimit të lartë, mësimi online do të nis në 5 janar. Në kushtet e pandemisë, rektorët synojnë që provimet e sezonit të parë, që nis në shkurt, t`i zhvillojnë në auditore.

Pavarësisht se situata e pandemisë së covid-19 duket e qëndrueshme, studentët do të vijojnë ta zhvillojnë mësimin online nga shtëpitë e tyre.

Prej tre muajsh studentët po i marrin njohuritë në distancë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Vendimi i komitetit teknik të ekspertëve është kundërshtuar nga të rinjtë të cilët nuk e shohin frytdhënëse mësimin online.

Ende nuk ka një datë se kur studentët mund t`u rikthehen auditorëve por drejtuesit e universiteteve synojnë që provimet e sezonit t`i zhvillojnë në auditore.

Sezoni i parë i testimit të njohurive nis në muajin shkurt dhe ajo që kërkojnë rektorët është që provimet të kryen me pjesëmarrjen e studenteve në universitete duke respektuar distancën dhe gjithë rregullat e mbrojtjes nga Covid-19.

Rikthimi në normalitet i procesit mësimor në universitete do të varet nga ecuria e situatës së pandemisë ndërkohë arsimi para universitar do të nisë në datën 11 janar.

Për të frenuar përhapjen e virusit Sars-Cov-2 ministria e arsimit bazuar në rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve vendosi që pushimet dimërore këtë vit për nxënësit të zgjasin një javë më tepër.

Vendi Lajme Sociale Aktualitet mesimi online fakulteti i historise dhe filologjise fillimi

EMISIONET