Facebook ndalon 'zërin e Trump' nga platforma

Facebook ndalon 'zërin e Trump' nga platforma

Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e nuses së tij Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale ndaloi z. Trump nga platforma e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit e tij në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Z. Trump për një sërë çështjesh.

Ajo më vonë postoi një screenshot të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin.

"Në përputhje me bllokimin  që vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë në llogari", lexohet në një email nga "Katelyn".

Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e zotit Trump, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për shfaqjen e saj në internet The Right View në platformën video Rumble dhe u lidh me të nga faqja e saj në Facebook.

Pezullimi i Facebook i llogarisë së Z. Trump në 7 janar - një ditë pas trazirave të Kapitolit - po shqyrtohet nga Bordi i tij i ri Mbikëqyrës , i cili u krijua për të vendosur mbi vendimet e diskutueshme të moderimit.

Duke mbrojtur ndalimin në atë kohë, shefi i Facebook Mark Zuckerburg tha: "Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha".

Donald Trump u ndalua gjithashtu nga Twitter dhe YouTube, raporton BBC.

Bota Lajme donald trump facebook SHBA lara trump

EMISIONET