Facebook fshin gabimisht faqen e qytetit Francez, Ville di Bitche

Facebook fshin gabimisht faqen e qytetit Francez, Ville di Bitche

Facebook është kritikuar për heqjen e përkohshme të faqes zyrtare të qytetit të vogël francez Bitche. Algoritmi i rrjetit social ngatërroi emrin e qytetit në Mosel, në Francën veri-lindore, me shprehjen fyese angleze.

Kryebashkiaku i Bitche tha se faqja në Facebook e qytetit me 5,000 banorë u hoq në 19 mars për shkeljen e rregullave.

"Më 19 mars, Facebook na informoi se faqja jonë, Ville de Bitche, nuk ishte më aktive në internet, mbi bazën se ishte" në shkelje të kushteve që zbatohen në faqet e Facebook, " tha kryetari i qytetit, Benoît Kieffer në një deklaratë.

"Emri i qytetit tonë duket se është keqinterpretuar," shtoi ai.

Facebook tha se e kishte rivendosur faqen sërish ditën e djeshme pasi kishte vërejtur gabimin.

Pasi faqja u hoq, bashkia e qytetit iu desh të krijonte një faqe të re, Mairie 57230, e quajtur kështu në lidhje me kodin postar të qytetit.

"Ajo që ka ndodhur me qytetin e Bitche demonstron mjetet e pamjaftueshme dhe të kufizuara që vetëm shikimi njerëzor mund t'i vlerësojë," tha ai.

Kryetari i bashkisë tha se Presidenti i Facebook francez e kishte kontaktuar atë të martën për t'i thënë se faqja ishte rivendosur dhe i kërkoi falje për shqetësimin e bërë, raporton BBC.

Z. Kieffer e ftoi atë, si dhe shefin ekzekutiv të Facebook Mark Zuckerberg, për të vizituar Bitche "për të zbuluar qytetin e tyre mjaft të fortifikuar".

EMISIONET