Fabrikë kanabisi, arrestohen 5 shqiptarë në Spanjë. Mes tyre dhe një grua

Shqiptarët vijojnë të jenë prezentë në Spanjë sa i përket kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Ditën e sotme, policia spanjolle në kuadër të operacionit të koduar “Quiperi”, arrestoi pesë persona, pjesë e një grupi kriminal që kultivonin substanca narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2,600 bimë, ndërsa nisi katër muaj më parë, në mes të nëntorit, kur agjentët e Guardia Civil Alfajarín (Zaragoza) zbuluan 900 bimë marijuane në një depo industriale në La Puebla de Alfindén, ku edhe arrestuan personin përgjegjës për kultivimin, një 25-vjeçar shqiptar.

Kjo ndërhyrje çoi në gjurmët e anëtarëve të tjerë të organizatës.

Agjentët zbuluan se i arrestuari përdorte një makinë që i përkiste një gruaje e cila, përveç kësaj, kishte marrë me qira tre ndërtesa të tjera industriale në pjesë të ndryshme të Zaragoza dhe rrethinat e saj.

Hetimet lejuan të zbardhen hollësitë e kësaj organizate dhe këtë javë  u zhvilluan kërkimet dhe arrestimet e tjera.

Midis personave të arrestuar është edhe një grua, edhe ajo me origjinë shqiptare.

Tre nga të arrestuarit qëndronin në mënyrë të parregullt në Spanjë.

Përveç kultivimit të lëndëve narkotike, ata akuzohen edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Bota Lajme shqiptare Europa Lajmi i fundit droge spanje fabrika RTV Ora

EMISIONET