Në studion e Ora News ka qenë i ftuar Fabian Topollaj, themelues i partisë Bindja Demokratike.

Ai ka folur në lidhje me ndryshimet e kodit të ri zgjedhor dhe për mos miratimin e këtij kodi ditën e enjte.

Topollaj: Për mua ky është një lajm i mirë. Për të bërë një ekspoze të shkurtër të asaj se çfarë ka ndodhur, dihet që në 30 korrik parlamenti bëri një ndryshim thelbësor në kushtetutën tonë, në sistemin elektoral të Shqipërisë. Duke bërë procesin e hapjes së listave që nuk është gjë tjetër veçse mundësia e qytetarëve që të zgjedhin deputetët e preferuar, përveç partive politike.

Jemi në kushtet që partia socialiste ka shpikur një formulë për prodhimin e deputetëve e cila nuk është një formulë që respekton parimin kushtetues të hapjes së listave.

Kjo është thellësisht anti-kushtetuese pasi e thotë shumë qartë që deputetët duhet të përzgjidhen nëpërmjet preferencës së publikut. Drafti i PS-së më tepër se sa rëndësi votës personale që u jepet deputetëve, i jep rëndësi renditjes.