EXPULS trazon Kuvendin, Balla e ironizon për 700 liqenet e Belshit, Hajdari: Unë fryj bukuritë, ju taksat e shqiptarëve

EXPULS trazon Kuvendin, Balla e ironizon për 700 liqenet e Belshit,

"Unë isha sot në Belsh, dhe Belshi ka 700 liqene. Më fal…. 70! Bëjëni, priteni dhe bëjeni lajm këtë”.

Ky lapsus i deputetes Rudina Hajdarit në emisionin EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka, i cili u korrigjua po nga ajo në emision, ka trazuar ujërat në seancën e sotme plenare.

Ishte Taulant Balla, kreut i grupit parlamentar socialist i cili gjithashtu kandidon në Elbasan në zgjedhjet e 25 prillit përballë Rudina Hajdarit, që u kap pas këtij lapusi duke i kërkuar kësaj të fundit të mos bëjë gabimet e PD.

Balla: Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët. Këtë vetëm Lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka.

Pas kësaj deklarate reagoi Hajdari,  e cila deklaroi se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë, ndërsa mazhoranca taksat e shqiptarëve.

Hajdari: Ato  që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju  fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni  atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë. Mos bëni  që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundëisnë e fundit.

Vendi Lajme Politikë taulant balla rudina hajdari expuls liqenet e belshit

EMISIONET