Europa League, Tirana përballje të fortë në Play Off-in e Europa League

Europa League, Tirana përballje të fortë në Play Off-in e

Është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës teksa Tirana meson kundërshtarin e rradhës në play off-in e Europa League.

Kryeqytetasit do të kenë një përballje të vështirë ndaj zviceranëve të Young Boys.

Ndeshja luhet Zvicër dhe është me vetëm një tur.

Young Boys është kampion në fuqi i Zvicrës. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi.

Në fund të vitit 2017, zviceranët kanë luajtur dy ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League ndaj Skënderbeut, 1-1në “Elbasan Arena” dhe ndërsa fituan 2-1 në Bernë më 7 dhjetor 2017.

Ndeshjea do të luhen më 1 tetor në Bernë dhe fituesi shkon në fazën e grupeve të Europa League.

Sport Lajme tirana shorti europa league

EMISIONET