Pas Tiranës, edhe kampionia e Kosovës Drita meson rivalin e rradhës në Europa League nëse kalon më pare polakët e Legias.

Gjatë shortit që po hidhet aktualisht në Nyon të Zvicrës, goglat zgjodhën për ta azerët e Qarabag, ekip i njohur për publikun shqiptar pasi për disa vite pjesë e tij ka qenë ish futbollisti i Kombëtares Ansi Agolli, i cili tashmë luan në SHBA për New York Cosmos, raporton Ora News.

Legia (POL) / Drita (KOS) vs Qarabağ (AZE).

Ndeshjet me një takim luhen më 1 tetor dhe fituesi shkon direkt në fazën e grupeve të Europa League. /Ora News