Pa tifozë asnjë stadium i përcaktuar për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian nuk do të lejohej nga UEFA të organizonte takimet sipas kalendarit. Ishte ky paralajmërimi që erdhi nga presidenti Ceferin që po mendonte të ndryshonte destinacionin e ndeshjeve por pas Romës është Amsterdami që ka pranuar të lejojë tifozët gjatë eventit.

Sipas akordit të përcaktuar nga Federata Holandeze e Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti do të presë ndeshjet e Europianit dhe do të lejojë 12 mijë persona në “”Johann Cruijff Arena”.

Ky numër mund të rritet por edhe mund të reduktohet nga autoritetet gjatë eventit në bazë të zhvillimeve dhe situates në vend nga koronavirusi por sipas Federatës ka optimizëm se në stadium do të lejohen edhe më shumë se numri i rënë dakord.

Holanda do të presë në Amsterdam 4 ndeshje të Kampionatit Europian, 3 nga faza e gruoeve dhe 1 të çerekfinales më 26 Qershor.