"Ethet" e orëve të fundit. Kryemadhi kandidon në 3 qarqe, pas pak publikon listën e kandidatëve të LSI

"Ethet" e orëve të fundit. Kryemadhi kandidon në 3

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mësohet se do të kandidojë në tre qarqe, në atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Kryemadhi e ka deklaruar edhe më parë këtë fakt, ndërkohë që janë orët e fundit deri në përfundimin e afatit të Komisionit Qendror Zgjedhor për dorëzimin e listave, ndërkohë që është njoftuar deklarata e saj në orën 10:50.

Ende nuk ka asnjë emër të qartë për vendosjen e figurave të rëndësishme të kësaj partie, por prej kohësh Luan Rama është larguar në drejtim të Vlorës duke udhëhequr fushatën atje. Gjithashtu edhe Kejdi Mehmetaj është larguar nga lista e Tiranës për në Fier. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari prej muajsh tashmë vijon fushatën në Korçë.

Me takimet në kryeqytet është vënë re prezenca e madhe e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili që në zgjedhjet e 2017 ishte në qarkun e Fierit, ish-ministrit Edmond Haxhinasto, ish-ministres Klajda Gjosha, ish-deputetes dhe kryetares së LRI Floida Kërpaçi, Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Tiranë, Klevi Pojana. Këto të fundit edhe në 2017 ishin në qarkun e Tiranës.

Në Shkodër fushata është dorëzuar në dorën e Agron Çelës, ndërsa në Lezhë në dorën e Viktor Tushaj. Durrësi që dikur drejtohej nga Lefter Koka, i cili iu bashkua skuadrës së PS, sot është zona “besnike” e Elona Gurit.

Sakaq LSI ka përfunduar edhe procesin e plotësimit të dokumenteve të fundit, teksa nga momenti në moment pritet publikimi i listave.

LSI do të kandidojë

Vendi Lajme monika kryemadhi Lajmi i fundit LSI Aktualitet zgjedhjet 25 prill 2021 listat e deputetëve

EMISIONET