Pandemia e koronavirusit së bashku me motin e ftohtë mund të shkaktojë një oushtim të përsorur nga minjtë e shtëpisë.

Ekspertët thonë se pronarët e shtëpive duhet të përgatiten për atë që e quajti skenari më i keq i një dimri të ftohtë, pronat e zbrazëta, qendra tregëtare të mbyllura për shkak të bllokimit dhe pakësimit të burimeve të ushqimit, mund të nxisin minjtë të kërkojnë strehim brenda shtëpive.

“Ne po përballemi me një dimër sfidues, pasi bllokimi mesa duket është i pashmangshëm dhe minjtë janë duke u shumuar si të çmendur në rrugë të qeta dhe prona të mbyllura. Frika është se ata do të vijnë në shtëpi duke kërkuar ushqim”-tha Jenny Rathbone, nga kompania e kontrollit të dëmtuesve Pest.co.uk.

Këtë dimër, teksa dyqanet dhe bizneset janë të detyruara të mbyllen për shkak të panemisë, burimet e zakonshme të ushqimit të krijesave do të thahen.

Gjithashtu, toka e fortë e shkaktuar nga vera e thatë dhe moti i hershëm i ftohtë po i detyrojnë familjet e minjve të kërkojnë strehim më të lehtë, me minjtë që gjenden në ndërtesa ndihmëse, papafingo dhe zona të qeta midis mureve dhe dyshemeve.