Eskpertët, kthimi në universitet mund të shkaktojë "ortek" Covidi

Eskpertët, kthimi në universitet mund të shkaktojë

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar janë duke bërë plane për të rikthyer studentët në universitete. Ata janë duke vendosur masat e nevojshme anti-covid për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Sindikata e Akademikëve UCU tha se më shumë se një milion studentë që do të lëvizin nëpër të gjithë vendin do të jenë një rrezik infektimi për të gjithë qytetarët.

Mirëpo, shefat e universiteteve thonë se kanë punuar shumë për të planifikuar një kthim të sigurt në të gjitha spektet e jetës studentore.

Prof Carl Heneghan, drejtor i Qendrës për Mjekësi të Bazuar në Prova në Universitetin e Oksfordit, thotë se është e sigurt që studentët të kthehen në universitete,  mirëpo do të ishte mirë nëse kjo gjë do të ndodhte pranverën ose verën e vitin 2021. Ai sugjeroi që mësimi të vazhdonte online edhe për pak kohë derisa kërcënimi nga koronavirusi të ishte zvogëluar.

Këto vendim kanë ardhur ndërsa rastet e regjistruara me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur 1,715 të infektuar në 24 orë.

Bota Lajme koronavirus Covid-19 rikthim studente universitet mbreteria e bashkuar

EMISIONET