Aulona Musta, është një nga vajzat më energjike dhe gazmore të ekranit shqiptar. E ndërsa dimë shumë për jetën e saj pasi u bë e njohur, ajo rrallë herë flet për fëmijërinë. Por për herë të parë ajo ka folur për një pjesë shumë delikate të  të kaluarës së saj.

Në intervistën me moderatoren Ester Bylyku, në emisionin Glamour Zone në TV ORA, Aulona tregon se ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, e cila iu përsërit katër herë.

Aulona: Kam kaluar hepatitin dhe më është përsëritu katër herë. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Mjekët i thanë mamit tim, që është mrekulli që jam gjallë.