Kisha e fshatit Prosek në Mirditë rrezikon shembjen.

Kodra në të cilën ndodhet objekti i kultit ka rrëshqitur dhe situata paraqitet problematike.

Fenomeni është shfaqur prej kohësh, por me reshjet e shiut të këtij dimri ka agravuar edhe më tej dhe rrëshqitja e tokës i është afruar themeleve të Kishës.

“1 vit, 1 vit e gjysmë që ëshët dëmtuar nga erozionet natyrore,” thotë një banor.

Banoret e zonës e konsiderojnë të pafalashme neglizhencen e insititucioneve shtetërore për të shpëtuar Objektin e Kultit nga rreziku.

“S’është normale, shteti duhet të interesohet,” thotë një banor tjetër.

Nga rrëshqitja e tokës në këtë zonës rrezikohet dhe një banese si dhe rruga kryesore.

“Lere objektin e Kultit, po ky s’ka rregulluar infrastrukturën rrugore edhe thotë do kandidoj për herë të tretë, e të katërt e të njëzet. Kjo është mungesa e qytetarisë shqiptare,” thotë banori.

Sipas burimeve banoret e fshatit Presek i kanë dërguar dhe një peticion bashkisë së Mirditës, por kryebashkiaku nuk i ka kthyer përgjigje.