Ermal Fejzullahu thumbon keq këngëtarët: Është turpi i botës që ata të ankohen për lekë

Ermal Fejzullahu thumbon keq këngëtarët: Është turpi i

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore" në RTV Ora me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu i cili ndër të tjera ka folur "ankesat" e këngëtarëve për mungesë të punës këtë vit, si pasojë e Covid-19, kjo pasi u pyet nga autori dhe moderatori i emisionit në lidhje me muzikën, punën dhe Covid-19, situatë e cila ka prekur mbarë botën.

Ai i ka thumbuar kolegët e tij, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë të varfër dhe është turp që këngëtarët të ankohen se nuk kanë pasur të ardhura gjatë kësaj periudhe.

Ronald Sharka: Më trego ndonjë situatë të çuditshme apo të frikshme që të ka ndodhur gjatë verës.

Ermal Fejzullahu: Këtë verë nuk kemi pasur shumë. Kolegët e mi janë lig sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë.

Për më tepër ndiqni videon e plotë të emisionit.

Showbiz Lajme Muzikë ora verore ermal fejzullahu

EMISIONET