Erion Veliaj refuzon përballjen, nuk shkon në seancë por kërkon pajtim, Ndroqi: Hajde në gjyq!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi për të dytën herë seancën në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke u paraqitur me një avokat në përballjen me Presidentin e "Yldon Media Group" Ylli Ndroqi. Avokati i kryebashkiakut kërkoi shtyrje dhe tha se Veliaj do t’i kërkonte falje zotit Ndroqi. Ndërsa Presidenti Ndroqi kërkoi praninë e Veliajt në seancën e radhës që do të jetë më 8 shtator.

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Ndryshe nga seanca e shkuar në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi këtë herë ai është përfaqësuar nga vetëm një avokat

Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor i të zgjedhurit argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim

Për këtë kërkesë z.Ndroqi deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë z Veliaj, i cili në seancë pajtimi duhet të kërkojë falje për ato ç’ka thënë ndaj ndaj tij dhe gazetareve të RTV Ora dhe Ora News.

Ne foto: Presidenti i "Yldon Media Group" sot ne Gjykate, nderkohe i padituri Erion Veliaj nuk u paraqit.

 

Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e rradhës.

Avokati Erind Mërkuri: Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi.

Presidenti i Yldon Media Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta

Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.

Ne foto: Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj duke hyre sot ne Gjykate

EMISIONET