Erion Veliaj fryn administratën, bashkia e Tiranës rekruton 488 punonjës

Erion Veliaj fryn administratën, bashkia e Tiranës rekruton 488

Ne kundërshtim me reformën territoriale, Bashkia e Tiranes ka fryrë administratën duke rekrutuar vetëm në një vit 488 punonjës të rinj. Raporti me i fundit i qeverisjes vendore jep të dhënat studimit në të cilat konkludohet se është shtuar edhe fatura financiare e bashkisë për pagat dhe sigurimet shoqërore.

Viti 2020 që përkon dhe me periudhën para zgjedhjeve ka shënuar një rritje të konsiderueshme punonjësish në Bashkinë e Kryeqytetit.

Referuar të dhënave të publikuara në raportin e qeverisjes vendore, në administratën e institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj janë shtuar 488 punonjës.

Kjo shënon shifrën më të lartë ndër të gjithë njësitë e pushtetit vendor dhe e rendit kështu bashkinë e Tiranës në krye të listës për rritjen, por edhe për numrin e lartë të të punësuarve që ka.

Shqipëria ndryshoi në tërësi organizimin e vet territorial në vitin 2015, duke krijuar 61 bashki nën premtimin se shpërbërja e mbi 400 njësive të administrimit të territorit do të sillte për rrjedhojë një shkurtim në administratën vendore , rritje të eficencës dhe rritje të investimeve publike.

Por nëse ju referohemi të dhënave rreth gjashtë vite pas reformës, shohim se e kundërta ka ndodhur, pasi numri i të punësuarve jo vetëm që nuk është ulur por ka pësuar rritje.

Kjo e shoqëruar natyrisht dhe me shtim fondesh në buxhet për pagat dhe sigurimet shoqërore.

Në raport thuhet se gjatë vitit që lamë pas në 61 bashki u punësuan 901 qytetarë më shumë, duke rënduar kështu situatën me financat vendore.

Rezultojnë vetëm 2 njësi të vetëqeverisjes vendore të cilat nuk kanë ndryshuar numrin e punonjësve, ndërsa me ulje raportohen Dibra, Kamza dhe Lezha.

Edhe në një studim të publikuar më herët nga "Coplan" thuhej se diferencat ndërmjet bashkive janë të theksuara, si në nivel të kostos mesatare për të punësuar ashtu dhe në nivelin e ofrimit të shërbimit.

Vendi Lajme punonjes Erion Veliaj bashkia tirane Aktualitet administrata

EMISIONET