Pas një shkëputje gati 11-vjeçare, këngëtari Erion Korini është rikthyer sërish këtë herë në një bashkëpunim me Greis Kozelin.

Kënga e titulluar “Verë e largët”, është një remake e një kënge të kënduar nga ai në vitet 2000.
Këngëtari i shumë viteve dhe bashkëpunimeve me disa prej këngëtareve më të mira shqiptare duket se këtë herë është rikthyer për të qëndruar sërish në tregun muzikor.

I pyetur nga gazetarja Albana Caushaj se si ai i vlerëson tekstet e këngëtarëve të rinj dhe se me cilin prej reperëve do të donte të kishte një bashkëpunim, Korini u shpreh se gjithkush prej këngëtarëve kanë mënyrën e tyre për të bërë muzikë dhe se do të donte të bashkëpunonte me Getoar Selimin ose Mc Kreshën.