Erion Alibej 34-vjeçari i arrestuar si organizator dhe porositës i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit përgjatë korrikut është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Në ambientet e komisariatit të policisë së këtij qyteti, 34 vjeçari i njohur edhe me emrin Andrea ka refuzuar të bashkëpunojë duke mos u përgjigjur për akuzat.

Megjithatë sipas bluve ekzistojnë prova të forta se ai është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt.
Kjo si hakmarrje ndaj vrasjes së të vëllait dhe prishjes së pazareve të drogës.

Dyshimet ndaj tij nisën në vrasjen e 20 korrikut pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit. Ndaj banesa e parë që u kontrollua në atë kohë ishte e pikërisht e 34-vjecarit Alibej, i cili në atë kohë ndodhej në arrest shtëpie. Edhe se prej atij momenti është mbajtur nën vëzhgim të rreptë duket se sërish ka gjetur një rrugë për të porositur një tjetër atentat, atë ndaj Runajt.

 Në zbardhjen e ngjarjeve, mësohet se kanë ndihmuar edhe dy të arrestuarit si ekzekutorët, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët kanë dëshmuar edhe për marrjen e detyrës.

Alibej gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar dhe vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan, si mesazh për vëllain Talo Çelën, të shumëkërkuarin për grabitjen e rinasit.

34-vjeçari Erion Alibej, së bashku me të vëllain e vrarë në vitin 2018.  kanë qenë të skeduar dhe të dënuar në Itali. një tjetër pistë hetimi është dhe lidhja e mundshme me grupin e goditur gjatë operacionit “Los Blancos”, ku u arrestuan 30 persona, 5 prej tyre në Shqipëri.