Politologu, Ergys Mertiri, deklaron se vendi e ka jetike rrotacionin politik me 25 prill.

I ftuar në Ora News, ai thotë se në vijimësi ndërkombëtarët kanë sakrifikuar në Ballkan demokracinë për stabilitetin,  por nëse e sakrifikon demokracinë, thekson ai, as stabilitetin nuk e ruan dot më.

Mertiri: Politika ndërkombëtare në vende si Ballkani për hir të stabilitetit shpesh herë kanë sakrifikuar demokracinë. Por kur sakrifikon demokracinë as stabilitetin nuk e ruan dot më. Jemi në një vend në krizë politike. Skenat e shqiptarëve duke u përleshur me policinë, rrëzimi i teatrit, naftëtarët që hyjnë në grevë urie tregojnë se ky nuk është vend normal, nuk është një vend që mund të konsiderohet kandidat për të qenë pjesë e familjes europiane.Rrotacioni edhe kur gjërat shkojnë mirë, e shëndosh një demokraci, lërë më kur ne jemi përballë rrezikut të rrëshqitjes së vendit drejt autokracisë. Rrotacioni për ne është jetik, jo thjesht për ndërrim të kahjeve të qeverisjes. Bëhet fjalë për të penguar një projekt.

Mertiri thotë se qëllimi i Ramës është ta asgjesojë opozitën dhe kështu mund të dominojë.

Mertiri: Kthehemi te Enver Hoxha pastaj…

Sipas politologut, Rama ka ozurpuar gjithçka në emër të numrave por në realitet në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të marrë as gjysmën e votave të popullësisë.

Mertiri: Ka ozurpuar gjithçka. Rama fshihet pas faktit se ka  numrat në parlament, cilat numra ka? Shqiptarët kanë votuar në 2017 48%, as shumicën fizike nuk ka dhe pretendon se ka numrat për 2/3 e Kuvendit. Ndryshon Kushtetutën me numrat e njerëzve që kanë tradhëtuar partitë e tyre.

E ndërsa tonet janë rritur, Mertiri gjykon se një gjyhë konfliktuale para zgjedhjeve nuk i shërben opozitës, por “çon ujë te mulliri i Ramës”.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana