Erebara: Rama nuk negocion me kontrollorët se nuk dëshiron që të heqë dorë nga tenderat dhe koncesionet

Erebara: Rama nuk negocion me kontrollorët se nuk dëshiron që

I ftuar në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, gazetari Gjergj Erebara u shpreh se edhe pse nuk kishte në vitin 2018, kur Balluku ishte drejtoreshë me paga të larta pa u ankuar, në këtë vit doli sërish me humbje kompania.

Erebara tha se që të gjendet një zgjidhje duhet një negociatë mes palëve, por punëdhënësi është se e ka pushtuar këtë institucion.

Erebara: Unë nuk e di se çfarë krize ka pasur në vitin 2018, kur Balluku ishte drejtoreshë me paga të larta pa u ankuar dhe çfarë pandemia kishte në këtë vit që doli me humbje kompania. Sot jemi përballë një krize si pandemia dhe të ardhurat e kompanisë kanë rënë.  Një mënyrë është shkurtimi i tenderave dhe shpenzimeve operative, një mënyrë është shkurtimi i pagave ose të dyja bashkë. Që të gjendet një zgjidhje duhet një negociatë mes palëve, por punëdhënësi është se e ka pushtuar këtë institucion. Punëmarrësit kanë kërkuar që të kenë një përfaqësues në bord.

Punëmarrësit janë ngritur në protestë për të detyruar shtetin që të zbatojë ligjet e veta. Ne jemi në situatë që në vend që t'i kërkojmë llogari qeverisë për atë që po bën, ne i kërkojmë llogari punëmarrësit. Në ministri askush nuk e kë bërë analizën se pse në një kompani që të ardhurat rriten, del me humbje. Investimet janë një kosto që llogaritet. Nuk mbaj mend që është diskutuar se investimet janë të gabuara.

Erebara shtoi se qeveria nuk negocion me këta punëtorë sepse nuk dëshiron që të heqë dore nga tenderat dhe koncesionet.

Erebara: Qeveria nuk negocion me këta punëtorë sepse nuk dëshiron që të heqë dorë nga tenderat dhe koncesionet. Shqetësimi i Ramës është se si të paguajë këto tendera. Ne kemi pasur krizën më të rëndë në këto 2 dekada dhe shqetësimi i kryeministrit nuk ka qenë se si të ruhen vendet e punë dhe stabiliteti social, por se si të ruajë koncesionet. Zgjidhja është negociatat dhe të gjendet një mënyrë për të shkuar drejt saj.

EMISIONET