Erebara: Fushata elektorale është hapur 7 muaj para zgjedhjeve, kriza ekonomike zgjidhet, por jo ajo politike

Erebara: Fushata elektorale është hapur 7 muaj para zgjedhjeve, kriza

I ftuar në RTV Ora, gazetari ekonomisë, Gjergj Erebara, tha se në Shqipëri fushata elektorale zgjat 1 muaj, por fushata është hapur 7 muaj zgjedhjeve.

Erebara u shpreh se 300 milionë euro në vit mund të kursehen duke luftuar korrupsionin dhe koncesionet e papërgjegjshme.

Gjergj Erebara: Me ligj në Shqipëri fushata elektorale zgjat 1 muaj, por fushata është hapur 7 muaj para zgjedhjeve. Shqipëria ka një krizë ekonomike që mund të zgjidhet, por kriza politike nuk zgjidhet përmes ekonomisë. 300 milionë euro në vit mund të kursehen duke luftuar korrupsionin dhe koncesionet e papërgjegjshme.

Erebara theksoi se në rastin e taksimit mbi devidentin u ul në 8 % për kompanitë të cilat kursyen vitin e shkuar miliarda dollarë.

Gjergj Erebara: Qeveria në vitin 2019 tatimin mbi devidentin e uli në 8%. Nëse unë kam një depozitë në bankë dhe marr një interes, paguaj 15% ndërsa kompania si Vodafone, Albtelekom dhe kompani të tjera të mëdha kursyen miliarda. Ndërsa sa për koncesionet bën deklarata që të paguajnë 8% dhe jo 15%. Problemi që kemi me opozitën, jo se e ka gabim luftën me korrupsionin, por nuk është e besueshme që do ta bëjë realitet. Edhe vetë Rama erdhi me premtime të tilla, por i shtoi qeverisjes së Berishës edhe shumë koncesione të tjera. Ekonomia është e paralizuar nga pesha e koncesioneve, se çdo i tillë është një monopol. Koncesione si check up krijojnë një monopol në treg.

Erebara shtoi se kompanitë e huaj vijnë në vendin tonë dhe ikin duke lënë borxhe pas, ashtu sikurse ka ndodhur me rastin e rafinerisë së Ballshit.  

Gjergj Erebara: Këtu vijnë kompani nga jashtë, në atë që FMN e quan fenomeni feniks. Vijnë këtu, krijojnë borxhe, largohet dhe këto borxhet harrohen. Më pas vjen një kompani tjetër dhe kjo gjë përsëritet. Dhe punëtorët e Ballshit kanë miliona detyrime të prapambetura me këto kompani.

Vendi Lajme politike zgjedhje kriza ekonomike Aktualitet gjergj erebara fushata elektorale

EMISIONET