Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe të ndara nga i gjithë njerëzimi, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese.

Ai tha se pandemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin dhe tha se ata që ndodhen në të njëjtën anije ndajnë të njëjtin fat.

Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara.

“Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë”, tha Erdoğan.