Era Istrefi është një ndër artistet e cila po bën karrierë në tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja  përveç talentit është lakuar nga mediat e huaja edhe për stilin dhe pamjen e saj fizike.

Erën e shohim tepër aktive në llogarinë e saj në “Instagram”,  ku herë pas here poston foto të ndryshme.

Si çdo herë tjetër edhe kësaj rradhe postimi i fundit i saj ka vjedhur vëmendjen e ndjekësve edhe portaleve. Ajo ka publikuar dy foto teksa shihet  e veshur me bikini dhe me trupin në super formë.  Sipas këngëtares këto foto janë shkrepur  brenda një minute  këtë gjë e thotë dhe në përshkrimin krah fotos.

“ Mos e posto për një minutë foton e prapanicës”- shkruan ajo.

Këngëtarja pritet që  shumë shpejt të vijë me projekte të reja muzikore, që pa dyshim do të jenë një sukses.