Bashkitë në krizë pastrimi, Durrësi e Elbasani "mbyten" nga plehrat

Kjo e shtunë riktheu hijet e krizës së menaxhimit të mbetjeve në Durrës. Kur qytetarët u zgjuan panë se qyteti nuk ishte pastruar.

Këto pamje tregojnë situatën me të cilën u përballën ata që jetojnë pranë qendrës. Mbetjet urbane kishin mbuluar trotuare e rrugë.

Burimet thanë se të premten dërgimi dhe depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës në Tiranë, sipas një kontrate të arritur pak muaj më parë ishte bllokuar.

Shkaqet thuhet se janë financiare, por askush nuk sqaroi arsyet pse Durrësi u përmbyt nga mbetjet. Në zonat periferike, banorët e cilësojnë katastrofë gjendjen.

Mbetjet urbane kanë mbuluar rrugët dhe kanë bllokuar kanalet kulluese.

Banorët thonë se për ta Bashkia e drejtuar nga kryetarja e komanduar, Emirjana Sako, nuk ekziston.

"Ndriçim paguajmë, gjelbërim paguajmë. Të gjitha i paguajmë. Hedhim plehrat dhe asnjëri nuk mban përgjegjësi. Ku të qahemi?!"

Me krizë të menaxhimit të mbetjeve prej pak ditësh po përballet edhe Elbasani i drejtuar nga Gledian Llatja, pasi kompania që pastronte qytetin nuk pranoi të rinovojë kontratën.

EMISIONET