MAS ende pa plan konkret për rinisjen e shkollave, asnjë vendim për klasat

MAS ende pa plan konkret për rinisjen e shkollave, asnjë vendim

Ndërsa na ndajnë vetëm tre javë nga nisja e shkollave, ministria e arsimit mbetet ende e paqartë se si do të realizohet mësimi. Deri më tani është bërë e ditur vetëm nisja në datën 14 shtator dhe dhënia e librave falas, ndërsa ende nuk ka një udhëzim, apo vendim se si do të ndahen klasat.

Ministria e Arsimit deri më tani shprehet e bindur vetëm me lajmin se shkollat do të nisin të funksionojnë në datën 14 shtator. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë mësuesit janë kthyer në instituconet arsimore duke nisur me fazën përgatitore.

Teksa në Ministrinë e Arsimit gjithccka mbetet në terr informativ edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë kohë për organizimin. Paqartësi nuk ka vetëm me ndarjen e turneve, apo me diferencimin e nxënësve që do të ndjekin shkollën nga shtëpia dhe atyre nga klasa.

Gjithçka mbetet enigmë dhe sa i përket teksteve shkollore. Për këtë Ministrja e Arsimit ka deklaruar se librat do të jenë falas deri në klasën e 7 dhe deri në të 12 për kategoritë e veçanta, me kusht që të kthehen në fund të vitit arsimor.

Amullia e krijuar ka sjellë dhe reagimin e opozitës.

Grida Duma: ''Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan. Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.''

Këtë vit, numri i shkollave publike do të jetë edhe më i reduktuar për shkak të dëmtimeve apo dhe shembjeve për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo edhe: Italia hap shkollat më 14 shtator, 11 milionë maska falas në ditë për çdo fëmijë

Rihapja e shkollave, PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve

Vendi Lajme Edicioni i Lajmeve pandemi masa anticovid nxenes asnje plan rinisja e shkolles plane

EMISIONET