Ende asnjë gjurmë/ Intensifikohen kërkimet për gjetjen e tre të rinjve në Malësi të Madhe. Ja pista e re e policisë

Vijojnë kërkimet për kushurinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe.

Siç mëson Ora News, policia ka rinisur kërkimet edhe ditën e sotme, ndërsa bashkë me forcat e rendit duke kërkuar edhe është babai i njërit prej të zhdukurve, Daniel Pepaj.

Për shkak të kushteve të mira atmosferike, policia po kërkon në një terren më të gjerë, e ndarë në disa grupe.

Pista tjetër e policisë

Përveç pistës se, të rinjtë mund të jetë vrarë, një tjetër pistë ku po heton policia është edhe ajo e pengmarrjes. Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga familjarët e tyre gjatë ditëve të fundit, raporton Ora News.

Çfarë thonë banorët e zonës

Kanë kaluar katër ditë nga zhukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Deniel dhe Klement Pepaj sëbashku me Vilson Çutajn u zhdukën  në zonën malore të Rencit pasditen e datës 3 tetor.

Sipas banorëve, në zonë ka patur të shtëna me armë, ndërkohë po ashtu theksojnë se në zonë ka parcela me kanabis, por aty nuk ka hyrë ende policia.

Ngjarja

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe  janë larguar pa gjurmë në datën 3 tetor.

Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin, ndërkohë që dyshohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Prindërit e Klement Pepaj në një komunikim për mediat kërkuan ndihmë nga shteti që dy djemtë e zhdukur pa gjurmë të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

Familjarët kanë hedhur akuza ndaj Daniel Pepajt. Ky i fundit po kërkohet pasi akuzohet nga të afërmit e të zhdukurve se i ka vrarë dy të afërmit e tij.

Ngjarja u raportua fillimisht nga gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, i cili madje solli edhe pamje nga parcelat me kanabis në zonën në fjalë.

/A.R, OraNews

Vendi Lajme policia Lajmi i fundit Kronike te rinjte kanabis malesi e madhe Aktualitet te zhdukur kerkime

EMISIONET