Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe si Fifi, një prej këngëtarëve më “IN” të momentit prej kohësh komentohet për jetën e saj personale.

Së fundmi, në një komunikim me ndjekësit e saj në Instagram, Fifi ka pranuar lidhjen por deri sa i dashuri t’i vendosi unazën në gisht, ajo nuk do na e thotë emrin:

Mjafton të bëni një kërkim në Google, mund të gjeni emrin e të dashurit të Fifit i cili jeton në Gjermani, kanë më shumë se 1 vit bashkë madje edhe foton.

Ne, për të ruajtur etikën meqë djali në fjalë nuk është personazh publik, i fshehëm fytyrën dhe nuk po i shkruajmë as emrin.

Gjithmonë nëse lajmet janë të vërteta, mund të themi se Fifi ka goxha shije për të dashurin që ka zgjedhur.

Kujtojmë se së fundmi Filloreta ka humbur shumë kilogramë pas një ndërhyrje që ka bërë në trup në një klinikë, dhe duket një copë ylli!