Ndahet nga jeta në moshë fare të re një mjeke shqiptare e cila jetonte dhe punonte në Gjermani.

Lajmin e hidhur për vdekjen e Eni Doko e ka dhënë kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Sipas miqve, që nuk kanë kursyer mesazhet në rrjetet sociale, e reja vdiq aksidentalisht, por nuk japin detaje të tjera për shkaqet e humbjes së jetës.

 “Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko!

Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike.

Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Dëgeve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko”, shkruan shoqata në Facebook.

“Dr. Eni Doko, nje mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe ne si Kolegë dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijne. Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan kryetarja e shoqatës Aurora Dollenberg.

Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në vitin 2016 ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.